May 27, 2024
Bota Lajmi i fundit

Gjermania çon trupa në Lituani, Moska: Kërcënohen kufijtë tanë, do marrim masa

Një ditë historike për Gjermaninë dhe NATO-n. Kështu e ka cilësuar ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, dërgimin e 20 mijë trupave të parë të misionin të përhershëm ushtarak në Lituani, pasi dy vendet u dakordësuan për stacionimin e një brigade gjermane në shtetin baltik.

Dërgimi i trupave konsiderohet si një hap kyç për të përmirësuar aftësinë reaguese të forcave të NATO-s dhe për të forcuar krahun lindor të saj.

“Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për ushtrinë gjermane. Është hera e parë që stacionojmë një njësi të përhershme jashtë Gjermanisë. Është gjithashtu e rëndësishme për NATO-n dhe aftësinë mbrojtëse të aleancës”, tha ministri Pistorius.

Siç bëri të ditur gjatë muajit dhjetor Brigada e Bundesvehr, apo ushtrisë gjermane, duhet të jetë gati deri në 2027. Qëllimi është të stacionohen në mënyrë të përhershme 4800 trupa dhe rreth 200 civilë, në koordinim me NATO-n, pas nisjes së luftës ruse në Ukrainë. Baza në Lituani pritet të kushtojë rreth 30 milionë dollarë në muaj dhe do të ketë 2 batalione të gatshme.

Për Gjermaninë kjo është hera e parë që prej Luftës së Dytë Botërore që pozicionon një njësi të përhershme jashtë vendit. Përforcimi i mbrojtjes në Lituani është prioritet i agjendës së NATO-s mes shqetësimeve në rritje për një sulm të mundshëm nga Moska, enklava e të cilës, Kaliningradi, kufizohet me Lituaninë, bashkë me aleatin e saj Bjellorusinë.

Kremlini paralajmëroi se prania ushtarake në Lituani do të përshkallëzonte tensionet. “Zona të nxehta rreziku krijohen pranë kufijve tanë. Kjo sigurisht na detyron të marrim masa të posaçme për të garantuar sigurinë tonë”, deklaroi zëdhënësi Dmitri Peskov.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image