Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë Tiranë ka folur ditën e sotme në lidhje me lajmet që dolën se videomesazhi i tij ditën e shtunë ishte një mesazh kundra Kryeministrit. Veliaj tha për Top Story, se mes tij dhe Kryeministrit nuk do të ketë kurrë një ndarje. Nga ana tjetër Veliaj tha se standardi i drejtësisë është vendosur që në premtimin e fushatës në vitin 2013, edhe sipas tij është një premtim i mbajtur.
Veliaj: Ne mund të kemi debate si do jetë një projekt, por te kjo gjë, unë i qëndroj fjalë e presje kryeministrit, opozita do t’i bëjë gjunjët me kalla që një ditë unë të kem konflikt me Edi Ramën, por nuk besoj se do vijë. Ne nuk kemi avokati. Edhe njeriu më i afërt që ka probleme me drejtësinë, t’i zgjidhë me drejtësinë. Fakti që unë dhe Kryeministri i ndajmë gjërat njësoj. Unë i qëndroj asaj që thotë Kryeministri që përpara drejtësisë të shkojë edhe i madh dhe i vogël. Opozita do t’i bëjë këmbët kallo të prishem unë me Edi Ramën, por kjo ska për të ndodhur kurrë. Unë nuk do merrem as me Argitën, as me Gazin dhe as me Nokën. Edi Rama vendosi një standard absolut, që dhe njëriu më i afërt nuk do mbrohet nga partia. Ka që një 2013 që e ka vendosur këtë stekë dhe ky është një premtim.
Leave feedback about this