May 13, 2024
Tirana, Albania
Lajmi i fundit Sport

ISIS kërcënon me sulme terroriste në stadiumet e çerekfinaleve të Champions League

ISIS ka kërcënuar se do të sulmojë katër stadiumet që do të presin ndeshjen e turit të parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

“Al Azaim” – organizata mediatike përgjegjëse për përhapjen e mesazheve të Shtetit Islamik – publikoi një imazh të një posteri që kërcënonte për sulme në impiantet sportive “Parc des Princes”, “Santiago Bernabeu”, “Wanda Metropolitano” dhe “Emirates”.

Mesazhi ishte i shkurtër, por shumë i qartë: “Vritini të gjithë!”. Kërcënimi nga ISIS erdhi pasi media e lidhur me këtë organizatë të islamit radikal, Sarh al-Khilafah, publikoi një imazh më 30 mars në të cilën bënte thirrje për sulme ndaj tifozëve që ishin në “Allianz Arena” të Mynihut, për të parë ndeshjen midis Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

ISIS kërcënon me sulme terroriste në stadiumet e

Ndërkohë, pas kërcënimit të ri, autoritetet në Madrid kanë aktivizuar procedurat e rrepta të sigurisë për ndeshjet e Ligës së Kampionëve Real Madrid-Manchester City dhe Atletico-Borussia Dortmund.

Të dyja sfidat janë shpallur me rrezikshmëri të lartë nga Komisioni Kundër Dhunës dhe do të kenë praninë e mbi 3000 anëtarëve të forcave të sigurisë.

Pothuajse 8000 tifozë të Manchester City dhe Borussia Dortmund priten po ashtu në kryeqytetin spanjoll.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image