May 13, 2024
Tirana, Albania
Kronikë Lajmi i fundit

“A jeni akullore?” Vangjush Dako në GJKKO, refuzon të përgjigjet për gazetarët

 Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako u paraqit ditën e sotme në GJKKO, teksa akuzohet për shpërdorim detyre. Pasi doli nga ambientet e gjykatës, ai u përball me pyetjet nga gazetarët.

“A keni shpërdorura detyrën? A jeni akullore?”, ishin pyetjet e gazetarëve për Dakon, të cilat nuk morën përgjigje.

Dako u largua, i shoqëruar nga forcat e policisë, pasi ndodhet në ‘arrest shtëpie’ pasi seanca për të është shtyrë sërish. Mësohet se seanca e radhës është vendosur të mbahet më 17 prill, kur pritet të vendoset nëse dosja do të kalojë për gjykim. Ish-kryebashkiaku akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste, së pari në lidhje me projektin e vijës bregdetare dhe së dyti me lejimin e ndërtimit të një pallati në Durrës pa dokumentacionin e nevojshëm.