Komisioni për sistemin TIMS ka nisur me debate të ashpëra mes kreut të Komisionit Ervin Salianjit dhe maxhorancës. Në mbledhje Salianji teksa ka lexuar rendin e ditës ka ironizuar maxhorancën duke u thënë se janë mësuar me qyl. Po ashtu ai ka përdorur dhe një shprehje popullore.
“Ne nuk kemi përfunduar akoma me pikën një se ju e kërkuat fjalë për procedurë dhe po bëni politikë, po u përgjigjem me një shprehjeje të popullit, ‘laraska hu më hu, e gjen ndonjëherë vetë pastaj’. Nuk mund të kalohet nga në degë në një tjetër. Pretendohet se…por a keni ju shqetësim që persona të tillë drejtojnë këtë strukturë në Policinë e Shtetit. Një pjesë e madhe e juaja është mësuar qyl nga maxhoranca, se zgjedhjet jua merr Rama. Çdo gjë e paguajnë bandat. Për ça ju duhet? Kjo është logjika. A jeni dakord me këtë rend dite?”, tha Salianji.