May 20, 2024
Tirana, Albania
Politikë

“Laraska hu më hu”, Salianji kapet me maxhorancën: Ju jeni mësuar qyl se zgjedhjet ua siguron Rama

Komisioni për sistemin TIMS ka nisur me debate të ashpëra mes kreut të Komisionit Ervin Salianjit dhe maxhorancës. Në mbledhje Salianji teksa ka lexuar rendin e ditës ka ironizuar maxhorancën duke u thënë se janë mësuar me qyl. Po ashtu ai ka përdorur dhe një shprehje popullore.

“Ne nuk kemi përfunduar akoma me pikën një se ju e kërkuat fjalë për procedurë dhe po bëni politikë, po u përgjigjem me një shprehjeje të popullit, ‘laraska hu më hu, e gjen ndonjëherë vetë pastaj’. Nuk mund të kalohet nga në degë në një tjetër. Pretendohet se…por a keni ju shqetësim që persona të tillë drejtojnë këtë strukturë në Policinë e Shtetit. Një pjesë e madhe e juaja është mësuar qyl nga maxhoranca, se zgjedhjet jua merr Rama. Çdo gjë e paguajnë bandat. Për ça ju duhet? Kjo është logjika. A jeni dakord me këtë rend dite?”, tha Salianji.