Megjithëse në distancë mbi dy mijë kilometra, konflikti mes Iranit dhe Izraelit pritet të përcjellë efekte ekonomike edhe në Shqipëri. Me shtetet në Lindjen e Mesme, kryesisht me atë hebre, Shqipëria ka marrëdhënie të drejtpërdrejta ekonomike në drejtim të shkëmbimeve tregtare. Vetëm gjatë vitit të shkuar nga Izraeli u importua naftë, lëndë minerale, produkte kimike e plastike me vlerë gati 43 milionë euro ndërsa nga Irani 2.9 milionë euro.
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe Shqipëria, rritje çmimesh dhe
“Pak në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe kryesisht në mënyrë të tërthortë. Efektet po ndihen në tregjet europiane nga ku Shqipëria importon më shumë. Kjo rrjedhimisht na bën më të ekspozuar”, u shpreh Maksim Caslli, ekspert i tregjeve të investimeve.
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe Shqipëria, rritje çmimesh dhe
Ndërsa bota, Europa dhe Shqipëria po i riktheheshin disi ekuilibrit ekonomik të cenuar nga një luftë në kufijtë e Europës mes Rusisë dhe Ukrainës, balancat rrezikojnë të prishen sërish. Lind pyetja: A e nxit konflikti në Izrael shkëndijën e alarmit për stabilitetin e çmimeve?
“Duke qene se ne importojmë shumë, nëse çmimet e mallrave dhe shërbimeve rriten si pasojë e luftës, atëherë ne do të paguajmë më shumë. Çmimet do të rriten dhe inflacioni po ashtu”, theksoi Caslli.
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe Shqipëria, rritje çmimesh dhe
Vetëm pak orë pas sulmit me dronë e raketa e Iranit ndaj Izraelit, çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 71 cent për të shkuar në 90.45 dollarë për fuçi. Por pauza, të paktën për momentin ka reflektuar në një prej tregjeve më të ndjeshme në botë, atë të hidrokarbureve. Një fuçi nafte po tregohet për 89.47 dollarë. Megjithatë, kjo nuk pritet të zgjasë shumë.
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe Shqipëria, rritje çmimesh dhe
“Pamë një rritje në pak orë. kjo edhe si pasojë spekulimeve. Gjykoj se nuk do të zgjasë shumë kjo luhatje”, tha Caslli.
Vitin e shkuar Shqipërinë e vizituan rreth 13 mijë e 500 turistë nga Izraeli, shifër kjo gati e dyfishuar në raport me 2022-shin. Në rast të përshkallëzimit të konfliktit, efektet në botë dhe Shqipëri pritet të shtrihen edhe në drejtim të turizmit.