Bylis u rikthye në Superligën shqiptare. Ekipi nga Ballshi me fitoren e fundit 3-2 ndaj Korabit siguroi matematikisht ngjitjen në elitë. Që në fillim të sezonit, projekti i kësaj skuadre, u prezantua ambicioz, serioz dhe premtues për të ardhmen.
Ndërsa tani kur kanë mbetur dhe 4 javë nga fundi, skuadra siguroi biletën për në Superligën shqiptare. Prej javësh ne fakt kjo skuadër marshonte e qetë në krye dhe së bashku me Elbasanin ishin dy ekipet e ndërtuara për elite që në start.
Pas përmbushjes së objektivit kryesor, tani synimi i radhës për Ballshin mbetet të shpallen kampionë të Kategorisë së Parë.