Një 18-vjeçar shqiptar i cili punonte në një kantier ndërtimi në Milano, ka rënë nga një lartësi prej 10 metrash. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në afërsi të Via Senato në Milano.
I riu ka mbetur i plagosur rëndë nga rënia në një boshllëk, dhe Zjarrfikësja e Milanos ndërhyri për nxjerrjen e tij në sipërfaqe. 18-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autoritetet italiane ndodhen në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.