October 2, 2024
Bota Lajmi i fundit

Tërmet i fuqishëm në Tajvan, banorët dalin jashtë në panik

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar pak më parë në ishullin e Tajvanit.

 

Sipas shërbimeve kombëtare, tërmeti me magnitudë 5.8 Rihter u regjistrua shumë pranë Tajpeit në një thellësi fokale 16.8 km.

 

Lëkundjet kanë qenë të forta dhe shkaktuan panik te banorët, një pjesë e mirë e të cilëve zgjodhën të dilnin në rrugë.

 

Deri në këto momente, nuk ka të dhëna për të lënduar apo dëme nga tërmeti.