May 16, 2024
Tirana, Albania
Aktualitet Lajmi i fundit

Molotovët para Bashkisë, arrestohen 2 persona

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 persona në lidhje me incidentet që u shënuan në protestën e fundit të opozitës dhe aleancës për mbrojtjen e teatrit përpara godinës së Bashkisë.

 

Kështu, për prishje të qetësisë publike, shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe goditje për shkak të detyrës u vunë në pranga A. M., 36 vjeç, dhe L. N., 40 vjeç.

 

Këta shtetas, gjatë protestës kanë ushtruar akte të dhunshme si dhe kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë, pasi kanë hedhur lëndë piroteknike e molotov në drejtim të efektivëve dhe të Bashkisë së Tiranës.

 

Në protestën e katërt përpara Bashkisë, protestuesit hodhën vezë dhe mollë drejt godinës, teksa grumbullimi i radhës për dorëheqjen e Veliajt, do të mbahet të premten e ardhshme.