Protesta e radhës e opozitës është lajmëruar se do të mbahet të martën, në të njëjtën ditë me mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranë.
Duke komentuar këtë, kryebashkiaku Erion Veliaj, nuk ka kursyer ofendimet ndaj qytetarëve protestues, të cilët i krahason me Kopshtin Zoologjik dhe një stan me lepuj.
Në intervistën për Report Tv, ai shprehet me një gjuhë të rëndë ku thotë se “një lloj karagjozllëku i tillë nuk pengon jetën e qytetit.”
“Atë dite ne kemi vendime të rëndësishme, janë kryesisht vendime të ndihmës ekonomike, të shpërndarjes së parave për disa shtëpi që janë djegur aksidentalisht, janë 26 shtëpi në per bonus qiraje per tërmetin dhe kemi një vendim të madh, simbolik për dhënien e titullit ‘Qytetar Nderi’ per Ali Ahmetin. Nëse duan të bëhen gazi botës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon, dhe të bllokojnë vendimmarrjen për dhënien e qytetarisë së nderit, Ali Ahmetit, apo të pengojnë ndihmën ekonomike, le ta bëjnë, por di të them se qyteti ka menaxhuar vendimmarrje të Këshillit Bashkiak edhe në pandemi, edhe pas tërmetit, kështu që, një lloj karagjozllëku i tillë nuk pengon jetën e qytetit. Siç thashë, është një stan me lepuj dhe me gjithë insistimin tim që t’i çojmë njerëzit te Kopshti Zoologjik, insistimi i tyre për ta sjellë Kopshtin Zoologjik këtu është e drejtë e tyre, jetojmë në demokraci nuk ka asnjë problem”, tha Veliaj.