May 16, 2024
Tirana, Albania
Kulturë

80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, dokumentet dhe aktet duhet të kenë logon kombëtare

Në këtë vit jubilar të Çlirimit të Shqipërisë, 80 vjetori sjell edhe ndryshim në dokumentet administrative. në një dalje publike drejtori i Arkivit të Shtetit Ardit Bido tregon se si ndryshojnë aktet zyrtare që dalin nga institucionet.

“80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë është miratuar si një vit jubilar mbarëkombëtar nga Këshilli i Ministrave. Logoja e 80-vjetorit është miratuar nga komisioni shtetëror përkatës pas një konkursi të hapur të zhvilluar nga Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit. Dokumentet që do të përcillen nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave do të duken kështu. Ky imazh do të duhet t’i shoqërojë dokumentet administrative deri në fund të vitit 2024.”

Po kush e realizoi logon kombëtare?

Ejona Karkini është përzgjedhur si fituesja e konkursit për logon kombëtare të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, mes 64 aplikantëve. Ajo tregon se si u frymëzua për këtë logo dhe detajet e realizimit të saj.

Arkitektja e re është shpërblyer për këtë logo me 300 mijë lekë me vendim të komisionit shtetëror.