Në podcastin e radhës me Ermal Peçin dhe Marsid Gupin, kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha tregon si u bë Ministër Trasportesh. Basha ka folur dhe për faktin se si lindi projekti për rrugën e Kombit, pengesat për ndërtimin e saj, nga mungesa e fondeve e deri të përpjekjet për ta ndalur ketë projekt nga aktorë të huaj, që nuk donin bashkimin kombëtar të shqiptarëve përmes infrastrukturës dhe fuqizimit të portit të Durrësit.
“Jeta e politikës aktive do të fillonte me deputetë. Kur dhe një gjë që nuk doja, ishte të mos përfundoja në ministrinë e drejtësisë, pasi sapo kisha ardhur për 5 vite në derpartamentin e drejtësisë të UNMIK-ut. Puna e fundit që kisha bërë ishte bartja e kompetencave nga UNMIK-u te qeveria e Kosovës, krijimi i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës. Dhe me thënë të drejtën isha bërë overdozë me çështjet e Ministrisë së Drejtësisë apo të ngjashme dhe nuk doja të merresha fare me atë çështje. Kur një ditë të bukur më merr Berisha në telefon, “ku je”, këtu i them, “eja pak më tha. Futem në zyrën e tij, te selia e vjetër, më thotë: “Lul do të shkosh në ministrinë e transporteve”. Ku?! – i thash. “Në ministrinë e Transporteve”. Çlidhja kam unë i thash me ministrinë e Transporteve?! Lul tha, aty ka shumë korrupsuion, ti je jurist, të luftosh korrupsionin.
Që ishte në fakt edhe slogani kryesor i fushatës së 2005-ës. Takimi mbaroi për më pak se një minutë dhe unë u largova me dilemma të mëdha. Se nuk e dija çfarë ishin prokurimet publike, çfarë ishte thesari i shtetit, çfarë ishte studimi i fizibilitetit, çfarë ishin projektet inxhinierike. Pra në rafshin e infrastrukturës nuk kisha absolutisht asnjë informacion. Kur punoja në Kosovë, më binte të udhëtoja 3, 4 herë në muaj nga Shqipëria në Kosovë dhe e kundërta. Në fillim i bia nga Maqedonia sepse ishte rruga më e mirë. Kur detyrohesha t’i bija nga Kukësi, në veçanti kur nisi lufta në Maqedoni, ishte një ferr i vëretë. Ideja e madhe që më ngrohu dhe më bëri të kuptojë si mision, pra ma ktheu nga një detyrë politike, normale anëtarë i kabinetit, ma ktheu në një mision personal dhe në një mundësi të jashtëzakonshme. Pra, rruga e Kombit ishte gjithçka në motivimin e parë.
Dhe biseda e parë që kam bërë pas kësaj, kur u vendosën prioritet politike. Mos harroni në programin tonë që shpallëm para shqiptarëve në 2005-ën, kandidati për kryeministër atëherë, Berisha premtoi Milot-Rrëshen, si pjesë e rrugës së Kombit. Pra, rrugën e Kombit si prioritet, por brenda 4-vjeçarit të parë do të bëjmë Milot-Rëshen. Që në prag të pavarësisë së Kosovës, ekzistonin barriera fizike. Male, vargmale të cilat vazhdonin ta mbanin izolimin në këmbë. Volumi i shkëmbimit ekonomik ishte minimal, ishte torturë për veturat që të kalonin nga Tirana në Prishtinë dhe nga Prishtina në Tiranë, e jo më për kamionët.
Turizmi po kështu. Pra, ishin gjithë këto dimensione që e bënin rrugën e kombit shumë më shumë sesa një projekt të madh, strategjik, inxhinierik. Ishte një projekt gjeostrategjik. Dhe këtu, siç e shikoja unë, sigurist edhe me begraundin e dikujt që kishte punuar, jetuar në Kosovë, por dhe që kishte vetëdijen që gjysmën e familjes e kishte nga Kosova. Kështu e shikonin edhe ata që e përkrahën këtë projekt. Kështu e shikonin edhe ata që e kundërshtonin. Edhe kundërshtimet filluan të duken që në fillim, “jo s’keni para për ta bërë, jo duhet të rrisni borxhin, keni pengesë FMN, keni pengesë Bankën Botërore, rregulloni rrugën aktuale, mos mendoni për investime kapitale, mendoni për mirëmbajtjen e rrugëve. Ka prioritete të tjera Shqipëria”.
Pse kjo rrugë Durrës-Kukës ishte pyetja më madhe se rruga e Kombit u quajt më vonë. Pyesnin edhe skeptik të shëndetshëm që donin të dinin çishte ky projekt, por edhe ata që kishin një objektiv të qartë për të penguar një korridor të drejtpërdrejtë transporti dhe një corridor ekonomik siç është ky, midis Tiranës dhe Prishtinës. Sikundër kishte të tjerë që lobonin që korridori kryesor i transportit në Kosovë të mbetej korridori 10, me fjalë të tjera Beograd-Nish-Selanik. Se fjala Durrës nuk është kot aty. Mund të kishim thënë Tiranë-Prishtinë, por është Durrës-Kukës. Ideja e kësaj rruge ishte të fuqizonim portin e Durrësit dhe përmes tij të rivendosnim Shqipërinë si një aktor të fuqishëm tregtar në bazenin mesdhetar”, thotë Basha.
Basha ka treguar po ashtu anën emocionale në lidhje me rrugën e Kombit. Ai tha se rruga për të kishte një dimension gjeostrategjik, kombëtar, personal si një amanet i gjyshërve të tij.
“Unë e kisha ndarë mendjen që të jepja gjithçka për bërjen e rrugës Durrës-Kukës, kur e kuptova se çfarë pengesash kishte dhe që kapërcimi i këtyre pengesave ishte i mundur, që rruga mund të bëhej, e ndava mendjen time pa e ditur se çfarë do vinte. Por kjo më dha dhe qetësinë edhe para, edhe pasi erdhi ajo që erdhi që kjo rrugë ia vlente gjithçka, jo karrierën time politike, që e jepja me kënaqësinë më të madhe, por gjithçka. Rruga për mua kishte një dimension gjeostrategjik, një dimension Kombëtar, një dimension emocional, personal si një amanet i gjyshërve të mi.
Brenda saj unë gjeja domethënien e pse jam future në politikë, në kuptimin konstruktiv të fjalës, se motivimi i parë ishte sigurisht largimi i qeverisë së korruptuar të atëhershme. Sot më jepet mundësia të reflektoj për këtë. Nuk e kam për turp t’iu them që herën e parë kur jam futur me makinë në tynelin e përfunduar, kam qenë në makinë të shtetit, pra kam, qenë mbrapa, shoqëruesit përpara të cilët nuk besoj se e kanë vënë re, por unë si kam mbajtur dot lotët”, tha Basha.
Ne sot mund të kemi një Shqipëri gjysmë për gjysmë në krahasim me atë që Edi Rama mori për të qeverisur në vitin 2013, dhe kjo është një nga arsyet se pse nuk botohen të dhënat e censusit”, tha Basha.
Ai ka treguar dhe një nga pasionet e tij që janë makinat. Por Basha tregon se që kur ka lindur vajza e tij, është bërë shumë i kujdesshëm.
“Kam qenë i çmendur për makinat, kam qenë i tmerrshëm me makinat. Kjo ishte para se të lindte goca. Që kur ka lindur goca jam bërë tmerrësisht i kujdësshëm”, tha ai.