May 13, 2024
Tirana, Albania
Aktualitet

120 të burgosur përfitojnë nga amnistia penale në Drenovë, avokati: E vonuar dhe pazar politik

120 të burgosur në burgun e Drenovës pas miratimit të amnistisë përfitojnë lirinë e tyre si dhe ulje dënimi.

40 të burgosur për vepra të ndryshme penale falë kësaj amnistie do të lënë qelitë e burgut të Drenovës, ndërkohë që 80 të tjerë do të kenë ulje dënimi për kohën e mbetur.

Për avokatin Esmerald Xhafa kjo amnisti është e vonuar, ajo duhej votuar kohë më parë dhe të mos bëhej një pazar politik mes maxhorancës dhe opozitës. Vonesa e miratimit të saj më shumë kanë “djegur” të burgosurit sesa ka lejuar të përfitojnë.

Avokati thotë se për të mos u përballur më me një ngarkesë të tillë në dhomat e paraburgimit, gjykata duhet të japin masat alternative sigurie, qoftë arrest shtëpie, detyrim paraqitjeje, garanci pasurore si dhe mbikëqyrje elektronike të cilat nuk realizohen prej kohësh në vendin tonë.

120 të burgosurit që përfitojnë nga amnistia në burgun e Korçës janë dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, dhënie e ndihmës së paligjshme të kufirit, vjedhje si dhe vepra të tjera penale. Për të gjithë këta, drejtoria e burgut të Drenovës ka bërë gati dosjet e tyre dhe ja ka paraqitur Ministrisë së Drejtësisë.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image