October 9, 2024
Bota Lajmi i fundit

Armët sekrete të spiunazhit të Luftës së Ftohtë

Raportimet e fundit kanë sugjeruar se një seri e mistershme e sëmundjeve nga të cilat ka vuajtur stafi diplomatik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është rezultat i “armëve sonike” të përdorura nga një njësi e fshehtë e inteligjencës ruse. Nëse pretendimet e tilla janë të sakta, ato armë do të ishin më të fundit në vargun e gjatë të pajisjeve të paimagjinueshme të dizajnuara nga Moska dhe nga Agjencia Qendrore amerikane e Inteligjencës (CIA) për të vrarë, plagosur ose monitoruar kundërshtarët.

Dr. Andrew Hammond, një historian dhe kurator në Muzeun Ndërkombëtar të Spiunazhit në Uashington, i tha Radios Evropa e Lirë se dyshimi për përdorimin e armëve energjetike të drejtuara ndaj amerikanëve të vendosur jashtë vendit, u shfaq fillimisht gjatë Luftës së Ftohtë.

“Ne kemi dëshmi historike që kjo çështje është diskutuar në të kaluarën në nivelin më të lartë”, tha ai.

Në vitin 1967, Sekretari amerikan i Shtetit, Dean Rusk, ngriti dyshime se Ambasada e SHBA-së në Moskë po shënjestrohej me një “sinjal elektromagnetik”. Rrezja e energjisë më vonë u bë e njohur si “sinjali i Moskës” dhe përfundimisht u vendosën veshje kundër rrezatimit në dritaret e ambasadës.

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së më vonë përsëriti rrezen e energjisë dhe e testoi atë te majmunët. U hartuan plane për të testuar pajisjen laserike në subjekte njerëzore që nuk ishin të informuara për këtë para se projekti të anulohej. Hammond thotë se është e pamundur të dihet se si do të dukej një pajisje moderne më e fuqishme se instrumenti i kohës së Luftës së Ftohtë.

“Në thelb, ne nuk e dimë atë që nuk dimë”, tha ai. “Nëse do të dinim se çfarë ishin, do të ishim në gjendje të kuptonim efektin që mund të kenë ose nuk mund të kenë, sa të fuqishme janë, se sa do të kushtonin për t’u prodhuar, etj. Për momentin jemi në errësirë”. Pajisjet e mëposhtme dihet se janë përdorur ose zhvilluar për t’u përdorur nga spiunët gjatë Luftës së Ftohtë.

Pistoleta buzëkuq
Një shembull i pajisjes me një goditje, të lëshuar nga Komiteti i Sigurisë Shtetërore (KGB) i Bashkimit Sovjetik, u zbulua në një pikë kontrolli amerikan në Berlinin Perëndimor më 1965. Hapja e cilindrit siç duket mund të fshihej në një buzëkuq të vërtetë. Arma u quajt “puthja e vdekjes”.

Syze me pilulë të fshehur cianidi

CIA ua ofroi agjentëve të saj këto syze me një pilulë të vogël cianidi. Agjentët e kapur të SHBA-së mund të kryenin vetëvrasje në sytë e rrëmbyesve të tyre duke kafshuar fundin e syzeve të tyre.

Arsenali i Nikolai Khokhlovit

Armët, duke përfshirë “projektorë me plumba helmues” të kamufluar në dukje si kuti cigaresh, ishin pjesë e një sasie mjetesh për atentate që iu dorëzuan autoriteteve të Gjermanisë Perëndimore nga agjenti i KGB-së, Nikolai Khokhlov.

Spiuni sovjetik dezertoi në vitin 1954 pasi u ngarkua të mbikëqyrte vrasjen e një aktivisti antikomunist në Frankfurt. Përveç armëve të ndërlikuara të cigareve, arsenali përmbante gjithashtu dy pistoleta elektrike me tri tyta që plumbat me majë cianidi i gjuanin me aq pa zhurmë sa “kërcitja e gishtave”.

”Armë sulmi në zemër”

Kjo armë e CIA-s qëlloi një shigjetë toksine të ngrirë të butakëve që u shpërnda pothuajse pa gjurmë brenda trupit të personit që ishte cak, duke çuar në vdekje, me simptomën e një sulmi në zemër. Arma, e parë në foton e mësipërme gjatë një seance dëgjimore në Senat të vitit 1975 për abuzimet e shërbimit të inteligjencës amerikane, qëlloi pothuajse në heshtje dhe ishte efektive deri në 100 metra.

Transmetuesi T-1151 ‘Dog Doo’
Pjesa e jashtme në formë jashtëqitjeje e T-1151, e zhvilluar në fund të viteve 1960, fshihte një pajisje që mund të hidhej në tokë dhe të aktivizohej nga amerikanët që kishin nevojë për shpëtim ose nxjerrje. Pajisjet u krijuan për të imituar “jashtëqitjet e një qeni të përmasave të mesme ose të kafshëve të tjera”, por u quajtën “monkey turds” (jashtëqitje majmuni).Insektotopter
“Insekti bartës i insektit” u zhvillua nga CIA në vitet 1970 për të ofruar pajisje dëgjimi në miniaturë në vendet ku ato mund të transmetonin biseda. CIA pretendon se testet e fluturimit për insektotopterin e pikturuar me dorë ishin “mbresëlënëse”, por fluturakja e vogël ishte e vështirë të kontrollohej nga era dhe pajisja e ndërlikuar nuk u përdor kurrë në terren.

Ombrella bullgareNë vitin 1978, disidenti bullgar Georgi Markov vdiq në Londër menjëherë pasi u godit në këmbë nga një burrë me çadër, që besohej se ishte një spiun komunist bullgar. Markov kritikoi qeverinë komuniste bullgare në një seri raportesh për transmetuesin britanik BBC dhe për Radion Evropa e Lirë, midis viteve 1975 dhe 1978, të cilat shumë bullgarë i dëgjuan në fshehtësi.

Ombrella që mbante njeriu, mendohet të ketë qenë një pajisje e projektuar nga KGB-ja, e krijuar për të shpërndarë një topth të vogël helmi në objektiva, që nuk e prisnin në rrugë./ REL

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image