Nga Mitaj dhe Shpendi, tani në skenë për Juventusin del dhe Edon Zhegrova. Bardhezinjtë duken se do i kushtojnë një vëmendje të veçantë futbollistëve shqiptar në merkaton e verës, kjo dhe për shkak se duke nisur nga sezoni i ardhshëm nuk do të quhen më ekstra komunitarë.
Sipas Tuttosport, Zonja e vjetër është gati për t’u ulur në bisedime me agjentin e Zhegrovës i cili aktualisht ka një kontratë me Lille deri në vitin 2026. 25 vjeçari kosovar vlerësohet rreth 15 milionë euro ndërsa bardhezinjtë mund të shfrytëzojnë dhe raportet e mira që kanë me klubin francez. Edhe për Mitajn, bardhezinjtë vijojnë të shfaqin interes.
Sipas mediave italiane, rusët kërkojnë 8-10 milionë euro për mbrojtësin shqiptar . Juventus kërkon ta afrojë Mitajn dhe si një alternative e mirë për të ardhmen. Vetëm 20 vjeç, lojtari premton një të ardhme të sigurt në repartin difensiv.
Leave feedback about this