November 27, 2024
Aktualitet Lajmi i fundit

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael rrëfen orët e sulmit nga Irani, sa shqiptarë u prekën

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka rrëfyer në emisionin “Debat” në A2CNN, orët e sulmit me dronë dhe raketa nga Irani.

 

Ajo tha se stafi i Ambasadës ka qëndruar brenda rezidencave sipas udhëzimeve nga organet e sigurisë, ndërsa kanë koordinuar shtetasit e tjerë shqiptarë që ndodheshin për punë dhe turizëm që të mos dilnin jashtë Izraelit qendror, rajon që konsiderohej plotësisht i sigurt.

 

“Kemi qëndruar në rezidenca. Udhëzimi nga organet e sigurisë ishte që të qëndronim pranë dhomave të sigurisë dhe të evitonim lëvizjet jashtë Izraelit qëndro. Ajo mbrëmje ka lënë zgjuar shumë qytetarë, ne kemi qenë në kontakt me komunitetin shqiptar përgjatë atyre orëve dhe prisnim të qetë në rezidencë me kolegët. Në aspektin njerëzor është e vërtet që krijon emocione, por për aq sa mund të duket e çuditshme kemi qenë të qetë, të shqetësuar pa dyshim por jo në panik. Personalisht kam qenë në kontakt me grupin e punës në MEPJ dhe me kolegë ambasadorë këtu, duke ndjekur hap pas hapi zhvillimet dhe duke shkëmbyer informacione të vlefshme sa i përket qytetarëve që ndodheshin në vend. Unë, stafi dhe familja ime jemi mësuar me situata të tilla, sa i takon sulmeve ajrore. Jemi mësuar tanimë si të sillemi dhe u kujdesëm që është qytetarët që ndodheshin këtu për punë apo turizëm të dinin si të silleshin në situata të caktuara.”

 

Më tej Kumbe sqaroi se dy shtetase shqiptare që ndodheshin në Izrael për të marrë pjesë në një panair turizmi, kanë udhëtuar të sigurta një ditë pas sulmit, për në Tiranë.