May 8, 2024
Tirana, Albania
Kronikë Lajmi i fundit

FNSH, forcat operacionale dhe Forcat “Shqiponja” aksion në Vlorë, kontrolle për personat që lëvizin me armë

FNSH, forcat operacionale dhe Forcat “Shqiponja” kanë ushtruar kontrolle të shtuara në Vlorë mbrëmjen e sotme.

Mësohet se këto forca kanë shtuar prezencën e tyre në hyrje të qytetit të Vlorës dhe në disa akse në brendësi.

Po ashtu bëhet me dije se në fokus janë personat që lëvizin me armë, por edhe personat që njihen si të skeduar në qytet.