May 8, 2024
Tirana, Albania
Aktualitet Lajmi i fundit

SKANDAL NË BELGJIKË/ Kryeministrit Edi Rama i del emri në dosjen e trafikantëve të drogës ‘Shqiponja e zezë’

Emri i Kryeministrit Edi Rama është përmendur nga mediat belge në dosjen e quajtur “Shqiponja e Zezë” ku akuzohen 40 persona për trafik ndërkombëtar droge.

Mediumi belg RTL thekson se një prej të pandehurve, i identifikuar si Arben I, ka rezultuar si ndërmjetes mes trafikantëve dhe investitorëve të lartë shqiptarë të ndihmuar nga politikanët e rëndësishëm për të pastruar para.

Sipas RTL-së, prokuroria ka kërkuar dënimin me 10 vjet heqje lirie për personin me emrin Arben.

“Më 18 prill, prokurorja kërkoi dënimin me 10 vjet burg për Arben I., të cilin e konsideron si ndërmjetës mes kushëririt të tij, Alfredo H., një nga dy drejtuesit e dyshuar të organizatës kriminale, dhe atyre të një organizate të ngjashme, me qendër në Majorka. Ajo pohoi gjithashtu se ai ka vepruar si ndërmjetës mes Alfredo H. dhe investitorëve në Shqipëri për pastrimin e parave të pista, me mbështetjen e politikanëve të lartë. Në dosje citohet emri i kryeministrit shqiptar Edi Rama”, thuhet në artikullin e RTL info.

Avokatët që mbrojnë Arben I, i akuzuar për pastrimin e shumave të mëdha parash nga trafiku i kokainës, besojnë se treguesit kryesorë të fajësisë të paraqitura nga prokurori vijnë nga një çështje italiane “që nuk çoi në asgjë”.

 

“Akuzat ndaj Arben I, bazohen në informacione që vijnë nga dosje të huaja, njëra italiane, tjetra spanjolle. Lidhur me të parën, të realizuar në Itali në bashkëpunim me Gjermaninë, dhe që ndër të tjera kishte në shënjestër Arben I., “nuk çoi në asgjë”, argumentoi avokati.

 

Për këtë arsye, ai kërkoi nga gjykata që të zbatohet parimi i non bis in idem, ose fakti që nuk mund të gjykohet dy herë për të njëjtat fakte.