May 9, 2024
Tirana, Albania
Aktualitet Denonco Lajmi i fundit Më të lexuarat

Si u shitën gradat e policisë nga Muhamet Rrumbullaku dhe Florian Sulejmani? Ç’pritet të dalë nga përgjimet e Prokurorisë?

Arrestimi i Drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, duket se po nxjerr në dritë një tjetër skandal të mundshëm në radhët e institucionit më të lartë të sigurisë e rendit në vend. Bëhet fjalë për “shitjet” e gradave të Policisë së Shtetit nga vetë kryepolici, Muhamet Rrumbullaku dhe kreu i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani.

Në lidhje me këtë skandal ka folur edhe eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i cili me anë të një statusi në Facebook ka paralajmëruar një skandal tjetër në Policinë e Shtetit, që sipas tij ka të bëjë me ekzistencën e një dosjeje me shpërdorimin e detyrës në dhënien e gradave në polici.

“Pas ngjarjes së shëmtuar të vjedhjes së të dhënave nga sistemi TIMS, një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë për Policinë e Shtetit. Shpërdorimi i detyrës në dhënien e gradave, do jetë një tjetër dosje prokurorie…”, shkruan eksperti Karamuço në postimin e tij në rrjetet sociale.

Për çfarë dosjeje flet Karamuço? Çfarë pritet të dalë nga përgjimet e bëra nga Prokuroria për “shitjen” e gradave “Drejtues i Parë”, “Drejtues”, “Kryekomisar” dhe “Komisar”?

Dhe sa skandale duhet të ketë që të arrestohen kryepolici Rrumbullaku dhe Kryeagjenti Sulejmani?

Për këtë sigurisht që do të na duhet të presim reagimin e organeve të drejtësisë, nëse do të mund ta çojnë punën e tyre deri në fund, apo do të hasin në “shkopinj ndër rrota” nga “kokat e mëdha”, me pushtet në Shqipëri.

Kujtojmë se, pak ditë më parë, drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça u pezullua nga detyra dhe u vu në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ pasi akuzohet për kopjimin pa autorizim të të dhënave të sisitemit TIMS, të Policisë së Shtetit.

Hetimi ndaj Muçës ka filluar bazuar në referimin e kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në vitin 2023, lidhur me kopjimin e paligjshëm të të dhënave të sistemit TIMS.

Skandali i “TIMS”, kush janë dy drejtuesit e lartë nën hetim nga SHISH dhe pse AMP zvarrit procedurën?

Në një artikull të mëparshëm shqipnews.info publikoi një artikull ekskluziv sipas të cilit, disa drejtues të AMP-së janë prej disa vitesh nën hetim nga SHISH për terrorizëm, ndërsa ka dyshime edhe se organizatat fetare paguajnë që këta persona të qëndrojnë në AMP, për të marrë e përcjellë informacione për grupet kriminale.

Sipas deklaratës së një gazetareje të kronikës së zezë, organizatat fetare paguajnë që këta njerëz të jenë aty, pasi marrin informacione për grupet kriminale, ndërsa shton se, bëheshin edhe takime brenda kulteve fetare.

Por, burime për Portalin “Shqip Newss” thonë se AMP nuk i merr për bazë të dhënat që vijnë nga Shërbimi Informativ i Shtetit për punonjësit e vet.

Kjo, pasi ka shumë raste që përgjigjet për certifikatën e sigurisë kthehen negative nga ky institucion dhe AMP i zvarrit procedurën.

Nga të dhënat që kemi në Agjencinë Mbikëqyrëse Policore, ka shumë drejtues që janë me dosje në SHISH dhe vazhdojnë punën dhe aktivitetin e tyre kriminal të qetë e të pacënuar.

Të tjera fakte e prova pritet të publikohen në ditët në vijim për skandalet në të cilat është përfshirë kreu i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

Për të rejat më të fundit, na ndiqni në Shipnews.info.

“Përsëritësi” Ervin Muça, njohjet personale me të birin e Muhamet Rrumbullakut. A do të mbajë përgjegjësi kreu i Policisë së Shtetit?