May 8, 2024
Tirana, Albania
Aktualitet Denonco Lajmi i fundit Më të lexuarat

Skandali i “TIMS”, kush janë dy drejtuesit e lartë nën hetim nga SHISH dhe pse AMP zvarrit procedurën?

Disa ditë më parë, opinioni publik u trondit nga një ngjarje tepër e rëndë shtetërore, që ka të bëjë me sigurinë e qytetarëve shqiptarë, veprim ky i orkestruar nga brenda institucionit që duhet të mbrojë jo vetëm sigurinë tonë fizike, por edhe atë kibernetike, pikërisht Policia e Shtetit.

Ishte shefi i IT-ve të Policisë së Shtetit, Ervin Muça, një emër i njohur për të tilla skandale, u shkarkua nga detyra nga vetë kryepolici Muhamet Rrumbullaku, pas ndërhyrjeve në sistemin TIMS, ku duket se të përfshira janë edhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Agjencia e Mbikqyrjes Policore dhe Ministria e Brendshme.

“Përsëritësi” Ervin Muça, njohjet personale me të birin e Muhamet Rrumbullakut. A do të mbajë përgjegjësi kreu i Policisë së Shtetit?

Në media qarkullon informacioni se, dy drejtues të rëndësishëm të AMP-së janë prej 5 vitesh në hetim nga SHISH për terrorizëm, ndërsa ka dyshime edhe se organizatat fetare paguajnë që këta persona të qëndrojnë në AMP, për të marrë e përcjellë informacione për grupet kriminale.

Sipas deklaratës së një gazetareje të kronikës së zezë, organizatat fetare paguajnë që këta njerëz të jenë aty, pasi marrin informacione për grupet kriminale, ndërsa shton se, bëheshin edhe takime brenda kulteve fetare.

Pse emëruat në krye të IT të Policisë një person pa certifikatë sigurie? Si përgjigjet Muhamet Rrumbullaku?

“Merrej telefoni i drejtorit dhe këta flisnin me telefonin e tij për të gjitha pisllëqet që bënin. Edhe kjo është strukturë, janë të përshirë prokurorë, OPGJ dhe drejtorë të rëndësishëm në AMP”, thotë gazetarja.

Por, burime për Portalin “Shqip Newss” thonë se AMP nuk i merr për bazë të dhënat që vijnë nga Shërbimi Informativ i Shtetit për punonjësit e vet.

Kjo, pasi ka shumë raste që përgjigjet për certifikatën e sigurisë kthehen negative nga ky institucion dhe AMP i zvarrit procedurën.

“Lufta” mes drejtorit të madh dhe shefit të sektorit/ Zbardhen dëshmitë e specialistëve për ndërhyrjen në TIMS

Nga të dhënat që kemi në Agjencinë Mbikëqyrëse Policore, ka shumë drejtues që janë me dosje në SHISH dhe vazhdojnë punën dhe aktivitetin e tyre kriminal të qetë e të pacënuar.

Në ditë në vijim “Shqip News” do të publikojë fakte e prova të reja për këtë fenomen, që vë në rrezik jo vetëm sigurinë shtetërore, por edhe atë të qytetarëve shqiptarë, e jo vetëm.

Për të rejat më të fundit, na ndiqni në Shipnews.info.