May 13, 2024
Tirana, Albania
Kronikë

Zbardhet atentati ndaj 24-vjeçarit në Shkodër, arrestohet autori

Pa kaluar 24 orë, është zbardhur atentati ndaj 24-vjeçarit të regjistruar ditën e djeshme në Shkodër. Mësohet se autor është M. Ç., 50 vjeç, banues në Shkodër, i cili është vënë në prangat e policisë.

Nga hetimet është mësuar sr 50-vjeçari, për shkak të një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me pistoletë, 24 vjeçarin me inicialet R. M., po ashtu banues në Shkodër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 të ditës së djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, ku për fat nuk pati persona të lënduar.

“Zbardhen brenda pak orësh, rrethanat e konfliktit ndërmjet 2 shtetasve, që ndodhi pasditen e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, gjatë të cilit u qëllua me armë zjarri.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari që tentoi të vriste me armë zjarri 24-vjeçarin.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, të organizuara dhe të kryera menjëherë pas konfliktit ndërmjet shtetasve R. M. dhe M. Ç., që ndodhi rreth orës 16:00 të ditës së djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin e përfshirë në konflikt M. Ç., 50 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet dyshohet se 50-vjeçari, për shkak të një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë, shtetasin R. M., 24 vjeç, banues në Shkodër.

Nga e shtëna nuk u dëmtua asnjë shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image