May 13, 2024
Tirana, Albania
Sociale

“Mesazhet te Kroi i Lotëve”, burimi që bashkonte shqiptarët e ish-Jugosllavisë

Vitit 1948, pas prishjes se marrëdhënieve me ish-Jugosllavinë komuniste, shënoi vendosjen e kufirit të hekurt mes shqiptarëve të malësisë së Hasit. Banorët e Gorozhupit të Hasit në Kosovë dhe ato të Pogajve të Hasit në Shqipëri edhe pse kishin krijuar lidhje familjare u ndanë dhe nuk lejoheshin të takoheshin me njëri-tjetrin.

Mirëpo, “Kroi i lotëve”, burimi ku këto dy fshatra mbushnin ujë, u bë vendi ku shqiptarët nga të dy anët e kufirit edhe pse nën vëzhgimin e ushtarë të kufirit ish-jugosllav dhe shqiptar arrin të shkëmbenin dhe komunikonin ndonjë lajm për familjet e tyre teksa mbushnin ujë.

Lulzim Thaqi, banor i zonës tregon se si mbanin radhë për ujë dhe si arrinin të komunikonin me të afërmit e tyre në zonën e Kosovës.

Edhe fshatarë të zonës që kishin ujë vinin për të mbushur të “Kroi i Lotëve” thjesht për të parë të afërmit e tyre matanë kufirit.

Tani “Kroi i lotëve” edhe pse nuk është në një zonë të thellë dhe pa infrastrukturë rrugore, pasi duhet të udhëtosh me makinë të lartë nga Kukësi përmes bjeshkëve të Hasit përreht40 km dhe më pas për të paktën 30 minuta në këmbë, sërish është një vend që ka tërhequr turistë.

Nëse në këtë vend do të kishte një infrastrukturë rrugore më të përshtatshme dhe do të kishte një informacion më të plotë mbi historikun e këtij vendi, atëherë padyshim do të ishte një tjetër pikë e vizitueshme në veri të vendit.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image