Policia e Vlorës ka nisur kontrolle në vijën bregdetare me qëllim parandalimin e krimeve mjedisore, kryesish ndotjes së mjedisit dhe ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare.
Është konstatuar se shumë operatorë turistikë kanë filluar të bëjnë gati ambientet dhe gjatë punës ka ndotur mjedisin, duke hedhur inerte në rrugë apo në hapësira publike.
Si rezultat janë proceduar penalisht disa shtetas, ndërsa u është bërë thirrje operatorëve turistikë dhe banorëve të zonave bregdetare të mos e ndotin mjedisin dhe të mo kryejnë ndërtime pa leje pasi do të ndiqen ligjërisht.
Deklarata e plotë:
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, falë dhe mbështetjes së qytetarëve, ditët e fundit ka nisur kontrolle, të vijës bregdetare të qarkut Vlorë, me qëllim parandalimin e krimeve mjedisore, kryesisht ndotjes së mjedisit dhe ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare.
Nga kontrollet kemi konstatuar se shumë operatorë turistikë kanë filluar të bëjnë gati ambientet për pritjen e pushuesve gjatë sezonit veror dhe gjatë punës kanë ndotur mjedisin, duke hedhur inertet në rrugë dhe në hapësira publike dhe jo në vendet e përcaktuara për këtë qëllim.
Siç po e shikoni kemi proceduar penalisht disa shtetas në lidhje me këtë vepër penale dhe përfitoj nga rasti t’ju bëj thirrje operatorëve turistikë dhe banorëve të zonave bregdetare, të mos ndotin mjedisin, duke hedhur inertet e mbeturinat në rrugë dhe të mos kryejnë ndërtime, pa leje pasi do përgjigjen ligjërisht.
Ftoj qytetarët që të denoncojnë çdo rast të ndërtimeve pa leje, ndotjes së mjedisit dhe të çdo paligjshmërie tjetër, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e ligjor, pasi bashkërisht mund të ndërtojmë një ambient sa më mikpritës për turistët dhe vizitorët.
Leave feedback about this