May 20, 2024
Tirana, Albania
Ekonomi Lajmi i fundit

Bie lehtë rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë, zbret në 5.6 miliardë euro

Rezerva valutore pësoi një rënie të lehtë në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas statistikave të bankës së Shqipërisë, në fund të muajit mars rezerva valutore kishte vlerën e 5.6 miliardë eurove, në rënie me afërsisht 4.2% që nga fillimi i vitit. Megjithatë, vlera e rezervës valutore ngelet dukshëm në rritje me bazë vjetore,

Read More
Aktualitet Lajmi i fundit

ERE heq pezullimin, rinovon licencën e ECO Elb për inceneratorin e Elbasanit

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka rinovuar licencën e shoqërisë “ECO- ELB” sh.a., në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali i përpunimit të mbetjeve urbane, Qarku Elbasan, me kapacitet të instaluar 2850 kW, me afat deri më 27.03.2025. Pak muaj më parë ky institucion pezulloi këtë procedurë duke kërkuar nga kompania publike që

Read More
Bota Lajmi i fundit

Alarm në Izrael, raportohen urdhër-arreste nga Gjykata Ndërkombëtare Penale

Zyrtarët izraelitë janë gjithnjë e më shumë të shqetësuar se Gjykata e Lartë Penale e OKB-së po planifikon të kërkojë urdhër-arreste për udhëheqësit e tyre ushtarakë dhe politikë nën dyshimin për krime lufte. Sipas një analize të BBC, raportet sugjerojnë se kryeministri Benjamin Netanyahu mund të jetë mes tyre. Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka hetuar

Read More
Bota Lajmi i fundit

“Përplasje” në Afrikë, trupat ruse hyjnë në bazën amerikane

Një incident që mund të shtojë dhe më tej përballjet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë është regjistruar së fundmi në Niger. Trupat ruse raportohet të kenë hyrë në orët e para të mëngjesit në një bazë ushtarake ku qëndrojnë trupat amerikane. Vendimi mendohet të jetë dhënë nga junta drejtuese, e cila kërkon

Read More
Aktualitet Lajmi i fundit

“Reporterët Pa Kufij” publikojnë raportin: Shqipëria, e fundit në rajon për lirinë e shtypit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” ka publikuar raportin vjetor në lidhje me gjendjen e lirisë së shtypit në botë ku ka shprehur shqetësimin për kërcënimin që ajo po merr nga politika. Në indeks vërehet se mungesa e vullnetit politik për mbrojtjen e të drejtave të medias po përshpejton rënien e lirisë së saj. Shqipëria ka shënuar

Read More
Aktualitet Lajmi i fundit

Ja kur dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane DV-2025, dhe si mund të shikoni nëse jeni fitues

Pergjigjet e Lotarisë amerikane DV 2025 dalin në datë 4 maj 2024. Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, mund të kontrollojnë rezultatet nëse janë shpallur fitues në faqen e llotarisë amerikane në linkun dvprogram.state.gov. Ju duhet të keni kodin e konfirmimit për të kontrolluar përgjigjet e lotarisë amerikane. Emrat fitues nuk publikohen

Read More
Kronikë Lajmi i fundit

Elbasani kryeson për shpërndarje droge, risi ajo me postë nga SHBA

Tirana, Elbasani dhe Shkodra janë qytetet ku trafiku i drogës është më i përqendruar aktualisht, tha gazetari Sokol Dema në “Studio Live” në Report Tv në intervistë me Arbër Hitajn. Si trend të ri, Dema përmendi trafikun e drogës përmes postës nga SHBA. “Ka një dallim në varësi që drogës që shitet. Kokaina vjen nga

Read More
Kronikë Lajmi i fundit

Operacioni antidrogë në Tiranë/ 20 të arrestuar, pjesë e grupit edhe Enea Sulejmani

Një operacion antidrogë është zhvilluar së fundmi nga policia e Tiranës ndërsa në pranga janë vënë 20 persona. Mësohet se gjatë këtij operacioni ishin lëshuar 30 masa arresti me vendim gjykate ndërsa janë ekzekutuar 20 prej tyre. Ky operacion u organizua për të shkatërruar një grup të organizuar që merrej me shitjen e lëndëve narkotike

Read More
Kronikë Lajmi i fundit

U konfliktua me nënën pasi i kërkoi para për drogë, gruaja farmaciste tenton t’i japë fund jetës, arrestohet i biri 19-vjeç

19-vjeçari Henri Breçani është arrestuar nga policia e Komisariatit nr.6. në Tiranë. Bëhet me dije se 19-vjecari është konfliktuar me nënën e tij, e cila më pas ka konsumuar disa medikamente duke tentuar t’i japë fund jetës. Po ashtu mësohet se gruaj me profesion farmaciste, ndodhet ne gjendje kritike për jetën ne repartin e toksikologjisë.

Read More
Kronikë Lajmi i fundit

“Paratë, ose do të vrasim djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfetin: Më kërkoi 3 milionë lekë që të jetoj në shtëpinë time

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetari nga fshati Çiflig i Urës Vajgurore, i cili kërcënohej nga një polic se do ta nxirrte nga shtëpia. Kastriot Hoxha tregoi për Fiksin se para 7 vitesh ka blerë një shtëpi, për të cilën disponon certifikatë pronësie, por sapo e ka blerë, një polic i Komisariatit të

Read More