April 25, 2024
Tirana, Albania
Bota Lajmi i fundit

Orteku godet resortin e skive në Zvicër, të paktën 3 viktima

Tre persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur si pasojë e një orteku që goditi zonën e Zermat në Zvicër, një lokalitet i njohur për resortet e skiimit.

Policia e kantonit të Vallese ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kërkon nën masivin e borës, pasi ka dyshimet se mund të ketë dhe persona të tjerë që janë zënë poshtë nga orteku.

Gjithashtu, në ndihmë ka shkuar dhe mbrojtja civile si dhe dy helikopterë, teksa operacioni është tepër i vështirë, kjo edhe për shkak të reshjeve intensive të borës.

Disa ditë më parë, instituti që studion borën kishte paralajmërua se zona mund të goditej nga ortekët, kjo për shkak të luhatjeve të mëdha të temperaturave.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image