Aktorja e njohur Megan Fox vendosi të bëjë një ndryshim në look-un e saj. Fox njihet për ndryshimet e guximshme në pamjen e saj, ku më e fundit është ajo me flokët rozë.
Mirëpo, duket se ngjyra rozë i është mërzitur, ndaj këtë herë ka provuar diçka ndryshe. Në një postim që Megan ka bërë në Instagram, ajo ka ndarë disa foto të sajat me publikun duke i treguar atyre flokët e reja gri me refleks blu.
Aktorja i preu flokët shkurt që i rrinin mbi supe, ndërsa ua ndryshoi ngjyrën në argjend miksuar me pak blu. Në mbishkrimin e fotos ajo ka shkruar: Duke hyrë në epokën time të Jedi-t.
Leave feedback about this