May 13, 2024
Tirana, Albania
Bota

75 vjet nga themelimi i NATO, Analisti: Rrezik real për luftë mes Aleancës dhe Rusisë

NATO shënon 75-vjetorine krijimit të saj. Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare janë mbledhur në Bruskel për të risjellë në kujtesë nënshkrimin e Traktatit të Washingtonit, 4prill 1949, e cila shënon edhe themelimin e aleancës më të madhe politike dhe ushtarake. Vendet e NATO-s po përballen me sfidën më të madhe përballë Moskës, ruajtjen e integritetit territorial të Ukrainës. Në takimin në Bruksel, NATO ka shprehur një plan ambicioz për të dhënë 100 miliardë dollarë për Ukrainën, por akoma nuk ka asgjë konkrete.

“Ne nuk morëm asnjë vendim përfundimtar se çfarë formati do të krijojmë. Por ne ramë dakord të fillojmë planifikimin dhe kjo është mënyra se si i bëjmë gjërat në NATO. Kërkojmë nga autoritetet tona ushtarake të japin planet, detajet. Dhe më pas, ne do të marrim vendimet përfundimtare bazuar në ato propozime”, tha Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Të enjten, ministrat e Jashtëm të NATO-s do të takohen me Ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba. Kuleba në intervistën për Reuters tha se Kievi kërkon sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot, në të kundërt raketat ruse do të bien mbi Brukselin. Por Rusia i mohon pretendimet për një sulm ndaj NATO-s, edhe pse sipas Moskës, marrëdhëniet me Aleancën e Atlantikut të Veriut janë përkeqësuar.

“A është gati blloku ushtarak për një konflikt të hapur me Rusinë? Duhet të pyesni vetë anëtarët e NATO-s. Në çdo rast, ne nuk kemi synime të tilla për vendet anëtare të aleancës”, tha Alexander Grushko, zëvednësministër i Jashtëm i Federatës Ruse.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe NATO-s duken edhe më të këqija sesa ishin në ditët e lulëzimit të Luftës së Ftohtë. Analisti dhe gazetari rus, Georgiy Bovt, në një intervistë për Reuters, mendon se një përplasje direkte midis Rusisë dhe NATO-s është e mundur.

“Unë mendoj se konflikti ushtarak midis Rusisë dhe NATO-s është mjaft i mundshëm. Është e vështirë të thuhet se si mund të fillojë. Por mendoj se nëse konflikti ushtarak në Ukrainë do të zvarritet do ta bëjë më real kërcënimin e përplasjes direkte me forcat ruse. Opsione të ndryshme janë në dispozicion. Mund të ketë disa marrëveshje prapa skenës. Por në çdo rast situata do të jetë shumë e rrezikshme”, u shpreh Georgiy Bovt, analist politik.

Deri më tani, NATO si organizatë është fokusuar në ndihma në armë për Ukrainën nga frika se një rol më i drejtpërdrejtë mund të shkaktojë një përshkallëzim të tensioneve me Rusinë. Anëtarët e saj kanë ofruar miliarda dollarë armë, por e ardhmja e konfliktit në zemër të Europës duket a paqartë.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image