May 13, 2024
Tirana, Albania
Bota Lajmi i fundit

Gati për luftë me Putinin në Arktik, anëtari i NATO-s blen 10 mln paund motorë bore

Ethet e luftës me Rusinë që kanë përshkuar prej dy vitesh Perëndimin, ka bërë që anëtarët e NATO-s të mobilizohen, duke rritur prodhimin e armatimeve dhe duke shtuar investimet në modernizimin e flotave ajrore dhe detare.

 

Lëvizja më e fundit në erën moderne të armatimit është bërë nga Britania e Madhe, e cila do të shpenzojë 10 milionë paund për t’u përgatitur për një luftë të mundshme në Arktik.

 

Marinsat Mbretërore parashikohet të pajisen me një flotë moderne motorësh dëbore që do t’ua bëjnë më të lehtë aksesin në fushën e betejës.

 

Motorët e quajtur “Lynx Brutal”, “do të përdoren për të eliminuar komunikimet dhe për të lejuar hyrjen për avionët luftarakë aleatë”, tha Marina Mbretërore.

 

Ata do të përdoren nga Forcat Komando të Mbretërisë së Bashkuar, trupat e specializuara të vendit për motin ekstrem të ftohtë, të afta për të luftuar në të gjithë kushtet armiqësore të Arktikut.

 

I ndërtuar me porosi për të lëvizur në borë të madhe dhe shtigje të vështira, “Lynx Brutal” e rinj janë përshtatur në mënyrë ideale për lëvizjen e komandove pas linjave të armikut me një ritëm më të shpejtë.

 

Me një motor turbo prej 180 kuaj/fuqi dhe një depozitë karburanti prej 37 litrash, automjetet me peshë 250 kg do t’u japin trupave një avantazh taktik forcave britanike ndërsa kryejnë operacione zbulimi dhe bastisjeje në Veriun e Lartë.

 

Kapiteni Nick Unwin, Drejtor i Programit të Forcave Komando, tha: “Lynx Brutal është një mjet i provuar mirë, i operuar nga shumë partnerë dhe aleatë dhe do të luajë një rol kyç në aftësinë e komandove për të operuar në zona dhe në mënyra që janë përtej aftësive të forcave konvencionale në Veriun e Lartë.”

 

Ata tashmë janë testuar nga marinsat, të cilët tradicionalisht lëvizin nëpër borë me ski, këpucë dëbore ose tërhiqen nga automjete të blinduara për të hyrë në betejë.

 

Operacionet e suksesshme të goditjes nga komandot mbi këta motorë bore do të lejojnë avionët luftarakë të Mbretërisë së Bashkuar F-35 të operojnë me liri nga një aeroplanmbajtëse.

 

Marina britanike ka porositur blerjen e 159 “Lynx Brutal” dhe ata po prodhohen nga dega finlandeze e firmës kanadeze Bombardier Recreational Products, e cila ka planifikuar t’i ketë gati në marsin e vitit të ardhshëm.

 

Motorët e borës do të vendosen si pjesë e Grupit të Reagimit Littoral (Veri) – një task forcë amfibe e Marinës Mbretërore. Ekipi sulmues është krijuar për të reaguar ndaj ngjarjeve në rrugët ujore të Evropës Veriore – duke përfshirë bregdetin kompleks të Norvegjisë, Veriun e Lartë dhe Arktikun.

 

Ky investim vjen në një kohë kur Arktiku është shndërruar në një zonë gjeopolitike gjithnjë e më e kontestuar. Nëse NATO hyn në luftë me Rusinë, roli kryesor i Britanisë do të ishte lufta në kushtet e Arktikut, ka thënë më herët gjatë 2023 ministri i Forcave të Armatosura James Heappey

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image