May 13, 2024
Tirana, Albania
Kosova Lajmi i fundit

“Serbia, strehë e kriminelëve”, konfiskohen pronat e Radoiçiç në veriun e Kosovës

Policia e Kosovës ka marrë në shfrytëzim 31 mjete që ishin konfiskuar pas aktit terrorist në Banjskë. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ato tashmë shfrytëzon për nevojat e policisë.

 

“Janë 31 mjete transportuese të cilat janë të konfiskuara dhe të cilat Ministria e Drejtësisë ia ka dhënë në shfrytëzim Policisë së Republikës së Kosovës për nevoja për të cilat i ka për shfrytëzim të këtyre mjeteve transportuese.”

 

Si pasuri të Radoiçiç, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë, janë sekuestruar edhe vila e tij në Liqenin e Ujmanit, një banesë në emër të ish-bashkëshortes si dhe një restorant. Edhe këto prona të sekuestruara që tashmë ruhen nga policia dhe janë nën vëzhgimin e kamerave, mund t’i kalojnë policisë.

 

“Sa i përket pasurive të sekuestruara, legjislacioni në fuqi nuk na lejon që në këtë fazë të sekuestrimit t’i japim në shfrytëzim për Policinë e Kosovës por sapo të kemi vendimin e gjykatës përfundimtare për konfiskim sigurisht që do t’i jepen policisë së Republikës së Kosovës.”

Haxhiu shprehu habinë që ende nuk ka akuzë ndaj Radoiçiç edhe pse ky i fundit e ka pranuar se e ka organizuar sulmin. Ajo kërkoi nga ndërkombëtarët të bëjnë më shumë presion edhe mbi Serbinë në mënyrë që të ekstradojë të gjithë të dyshuarit për ngjarjen e 24 shtatorit të vitit të kaluar.

 

“Sigurisht që ne nuk presim që Serbia të reflektojë mirëpo në anën tjetër kemi bërë thirrje që t’i bëhet presion Serbisë e cila është shndërruar në një strehë të kriminelëve, qoftë të luftës, qoftë të kriminelëve që kryejnë sulme terroriste në kohë të paqes, dhe presim që të ketë presion mbi Serbinë në mënyrë që t’i dorëzojë këta kriminelë në mënyrë që të njëjtit të përballen para drejtësisë.”

 

Radoiçiç si dhe dhjetëra serbë të tjerë janë edhe në listën e Interpolit si organizator të sulmit në Banjskë.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image