October 31, 2024
Bota Lajmi i fundit

NATO zbulon spiunët rusë në seli, Rusia lëshon bomba termobarike në Ukrainë, sulm në Moldavi

NATO ka zbuluar dhe dëbuar persona të dyshuar si spiunë të Rusisë në selinë qendrore të saj në Bruksel.

Këtë e konfirmoi vetë sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg, që për median gjermane Bild, nënvizoi se personeli rus fshihej nën petkun diplomatik, por zhvillonte aktivitete të inteligjencës.

“Po vështirësojmë kushtet për ta bërë të pamundur depërtimin e spiunëve rusë apo aktiviteteve të paligjshme në vendet e NATO-s”, tha Stoltenberg.

Sakaq, Norvegjia, pjesë e aleancës, nuk përjashton dërgimin e ushtarëve në Ukrainë. Por kjo qasje, e mbështetur edhe nga Franca, kundërshtohet me forcë nga kreu i NATO-s. Kjo vjen në një kohë, kur tensionet mes aleancës ushtarake dhe Rusisë kanë arritur në një nivel konfrontimi, sipas asaj që konfirmoi Kremlini. Frikën për një zgjerim të luftës e shton dhe një raportim për një sulm me dron në një bazë ushtarake në Transnistri të Moldavisë, një rajon që kontrollohet nga separatist filorusë.

Ndërkohë, ministri ruse e mbrojtjes njoftoi se avionët luftues kanë zhvilluar një sulm në pozicionet e Ukrainës në jug duke lëshuar bomba termobarike.

Ushtria e Putinit ka zhvilluar edhe bombardime të tjera, me shpërthime të dëgjuara në Kiev, Kharkiv, ku u vranë 6 persona, dhe rajone të tjera.

Ukraina është kundërpërgjigjur me një sulm raketor në rajonin rus të Belgorodit, duke dëmtuar 12 ndërtesa. Në shënjestër të Kievit përfundoi dhe rajoni tjetër Rostov, ku raportohet shkatërrimi i disa objekteve që përdoreshin nga Moska për qëllime ushtarake.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image