May 13, 2024
Tirana, Albania
Bota

Alarm në Ukrainë, Zelenski: Na ndihmoni ose e humbim luftën

Në Ukrainë rikthehet frika e një “aksidenti të madh bërthamor”. Është Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore që paralajmëroi një mundësi të tillë pasi një sulm me dron shënjestroi centralin nuklear më të madh të Europës, atë të Zaporizhias.

Moska bën përgjegjës Kievin për sulmin, ku siç pretendon mbetën të plagosur 3 vetë, por Ukraina mohon përfshirjen. Centrali gjigant me 6 reaktorë, i kontrolluar nga Rusia, gjendet në linjën frontale të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës.

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, e cila ka paralajmëruar vazhdimisht kundër incidenteve të tilla, e cilësoi sulmin me dron si një përshkallëzim të rrezikshëm të sigurisë nukleare. Kreu i saj, Rafaele Grossi, njoftoi se strukturat e reaktorit kryesor kishin pësuar të paktën 3 goditje direkte: “Ekspertët e agjencisë janë informuar se një sulm me dron ndodhi në zonë. Bëjmë thirrje për përmbajtje nga akte të tilla që bien ndesh me 5 parimet e agjencisë dhe rrezikojnë sigurinë bërthamore”.

Autoritetet e instaluara nga Rusia bënë më dije se nivelet e rrezatimit ishin normale dhe se nuk ishin shënuar dëme serioze. Centrali ra nw duart e forcave ruse pak pas nisjes së luftës. Ai nuk gjeneron më energji qw prej 2022, por ka nevojë për furnizim të vazhdueshëm me energji për të ftohur një prej reaktorëve.

Lufta është intensifikuar gjatë javëve të fundit, teksa Ukraina përballet me mungesa të theksuara në armatime dhe staf. Përmes një njoftimi në rrjetin social X, Presidenti Volodimir Zelenski paralajmëroi se raketat po mbaronin, ndërsa bëri thirrje për sisteme të mbrojtjes ajrore, Patriot: “Pa ndihmën amerikane do të humbim luftën”.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image