May 13, 2024
Tirana, Albania
Politikë

“Mos e sulmoni Policinë e Shtetit politikisht”, Balla: Në korrik rritja më e madhe e rrogave për efektivët

Ministri i Brendshëm, Taulant  Balla kërkoi nga deputetët e Kuvendit që të mos e sulmojnë politikisht Policinë e Shtetit dhe ta lenë atë të bëjë detyrën, duke sjellë në vëmendje rezultatët e disa prej operacioneve mbarëkombëtare që kanë nisur prej muajsh.

Balla deklaroi se aktualisht policia është në proces vetëpastrimit, teksa shtoi se është i gatshëm për interpelancë, kur vettingu i tyre të përfundojë.

“E kam thënë që çfarëdo që të keni me taulantin është debat politik. Ta lemë Policinë të bëjnë vettingun dhe më pas më thërrisni në interpelancë, ku ka shkarkime. Dua t’iu them që ajo që ka nevojë policia është mbështetja financiare. Paga e tyre nuk është aty ku duhet. Ta votoni aktin normativ për rishikimin e buxhetit. Më 1 korrik do të ketë një rritje të madhe të pagës për punonjësit e policisë së shtetit. Qeveria po mundohet të bëjë mirë për FA, mësuesit, infermierët, në kushtet e një bote me një situatë të re gjeopolitike. Bashkëpunimi me SPAK dhe prokuroritë është themeli i procesit të vetëpastrimit. Ndër çështjet kryesore është vetëpastrimi i policisë. Jam takuar me gjithë ministrat e brendshëm në Evropë dhe kemi diskutuar për problematikat. Falë Europol dhe përfshirjes së SPAK do të kemi shumë shpejt rezultate të tjera në këtë aspekt. Keqardhje kur ka ngjarje që nuk mund t’i parandalosh, nuk mund të thuash se rasti i aksidentit në Këlcyrë ishte një dështim i policisë. Policia ishte në protokollin e saj. Ndajeni nga shënjestra politike policinë e shtetit nga ministri apo qeveria”, Balla.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image