April 25, 2024
Tirana, Albania
Aktualitet Lajmi i fundit

Mbyllen 48 orë doganat greke, lejohen vetëm këmbësorët dhe emergjencat shëndetësore

Të gjitha pikat kufitare tokësore me Greqinë, do të jenë të mbyllura në datat 2 dhe 3 prill, për shkak të një greve 48-orëshe të paralajmëruar. Për këtë arsye autoritet greke kanë njoftuar homologët shqiptarë në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës, Kapshticës, qaf botë dhe tre urat, që të lajmërojnë pasagjerët që kishin planifikuar udhëtime në këto data.

Sipas njoftimit të autoriteteve kufitare greke, greva do të nisë në orën 5:30 minuta të mëngjesit të datës 2prill dhe do të përfundojë po në të njëjtën orë të mëngjesit të datës 4 prill. Gjatë këtyre 48 orëve, nuk do lejohet kalimi i autoveturave autobusëve dhe kamionëve.

Ndërsa do të lejohen të kalojnë personat që janë në këmbë pa bagazhe dhe rastet emergjente shëndetësore. Bazuar në këto njoftime polici kufitare shqiptare u ka bërë apel shtetasve shqiptarë që të kenë parasysh këto kufizime përdata 2 dhe 4 prill dhe të shmangin shkuarjen në pikat e kalimit kufitar tokësor me Greqinë me automjete në mënyrë që të mos krijojnë radhë.

Sakaq autoritetet greke të doganës së Kakavijës janë shprehur se për personat që do të kalojnë në këmbë linja e autobusit nga dogana deri në Janinë do të funksionojë normalisht.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image