April 25, 2024
Tirana, Albania
Kronikë Lajmi i fundit

U kap duke i shitur drogë një klienti, vihet në pranga 18-vjeçari shqiptar në Napoli

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia në zonën e Napolit në Itali, i cili  u kap duke i shitr drogë një 42-vjeçari nga Caserta.

I riu shqiptar, pasi i ka shitur dozën blerësit të tij, në këmbim të 30 eurove, ka vënë re mbërritjen e policisë, ka bërë klientin të zbresë nga makina dhe befas ka përshpejtuar marshin duke tentuar të largohet për të shmangur kontrollin.

Me gjithë manovrën e papritur dhe të rrezikshme, ai u arrit dhe u bllokua menjëherë nga patrulla e policisë.

Në makinën e përdorur nga i riu shqiptar, Ford Puma ngjyrë gri, policia, pas kontrollit, gjeti doza të shumta lëndë narkotike, të fshehura në dorezën dhe në pjesë të tjera të makinës, përfshirë hashash, kokainë me peshë rreth 14 gramë dhe shuma prej 585 eurosh cash, në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, që mendohet se janë të ardhura nga veprimtaria e tregtimit të drogës.

Droga dhe paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image