Një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ndërsa 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të rëndë mbrëmjen e së dielës në Brescia të Italisë.
Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar ka humbur kontrollin e mjetit tip “Porsche” që drejtonte për shkak të shpejtësisë së madhe, duke goditur disa makina të tjera.
Pas kësaj, mjeti është përplasur me një pemë. Mësohet se në automjet ndodhej edhe një grua, e cila ka mbetur e plagosur rëndë.
Leave feedback about this