May 13, 2024
Tirana, Albania
Bota Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Itali, vdesin dy karabinierë

Dy karabinierë humbën jetën në një aksident rrugor që ndodhi në orët e vona të mbrëmjes në provincën e Salernos.

Tre makina, përfshirë atë ku udhëtonin efektivët e ruajtjes së rendit, u përplasën me njëra-tjetrën përgjatë rrugës që lidh komunat Eboli dhe Campagna.

Sipas të dhënave, viktimat janë Marshalli Francesco Pastore, 25 vjeç dhe oficeri Domenico Ferraro, 27 vjeç, të dy me origjinë nga Pulia, në detyrë në stacionin Campagna.

Gjithashtu, në aksident mbetën të plagosur dhe 4 persona të tjerë që udhëtonin në makinat e tjera, mes të cilëve dhe një karabinier i tretë.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image