20 milionë euro të refuzuara për Ernest Muçin. Nuk është një nga trillimet e merkatos së futbollistëve, por një deklaratë e Presidentit të klubit turk Beshiktash, i cili derdhi 10 milionë euro në arkat e Legias së Varshavës për të sjellë në Stamboll, yllin e kombëtares kuqezi.
Në një darkë me ekipin në Stamboll, Hasan Arat ka rikonfirmuar vlerësimin e tij për Muçin duke thënë: “Një klub nga Evropa bëri një ofertë prej 20 milionë eurosh për Ernest Muçin, por unë e refuzova”.
Shifra rekord për një futbollist shqiptar sipas të përditshmes turke Sözcü, është ofruar nga klubi anglez i Premier Ligës, Aston Villa.
Ekipi nga Birmingami është i interesuar jo vetëm për ish-talentin e Tiranës por edhe për shokun e tij të ekipit, me të cilin formon dyshen e re sulmuese të Beshiktash, Semih Kilicsoy.
Ndërkohë që Kilicsoy doli në plan të parë me saktësinë e tij të shkëlqyer para porte, Muçi i bëri përshtypje skautëve të Aston Villa me paraqitjet e tij në Ligën e Konferencës.
22-vjeçari shqiptar u takua dy herë me Aston Villa në fazën e grupeve me Legia Varshavën dhe shënoi gjithsej tre gola në dy duelet përballë anglezëve, përpara se të transferohej në Turqi në merkaton e dimrit.
Raportohet se nga atëherë, Aston Villa e ka ndjekur me shumë interes Muçin. Drejtori Sportiv Monchi, i cili njihet si zbulues i talenteve te Sevilla dhe Roma ka vëzhgon personalisht Kilicsoy dhe Muci.
Leave feedback about this