May 13, 2024
Tirana, Albania
Sport

Pas Mario Mitajt, Juventus interesohet për një tjetër futbollist shqiptar

Pas Mario Mitajt, Juventusi shpreh interes për një tjetër talent shqiptar. Siç shkruajnë mediat italiane, bëhet fjalë për Cristian Shpendi. Bardhezinjtë po monitorojnë sulmuesin kuqezi prej kohësh dhe pas këtij sezoni të çmendur, “Zonja e Vjetër” ka hyrë seriozisht në garë për shërbimet e talentit.

 

Cristian Shpendi ishte një nga protagonistët kryesor për të ngjitur Çezenën në Serinë B me golat dhe asistet që ai dhuronte në çdo ndeshje. Deri më tani, 20-vjeçari ka shënuar 21 gola dhe 6 asist në 30 ndeshje të tij në Grupin B të Ligës Pro.

 

Kujtojmë se vitin e kaluar ishte vëllai i tij, Stiven Shpendi, që bëri transferimin e madh nga Seria C tek elita e futbollit italian dhe sot është pjesë e Empolit. Mbetet për t’u parë nëse shumë shpejt një tjetër talent i familjes Shpendi do t’i shtohet Serisë A.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image