May 13, 2024
Tirana, Albania
Politikë

Ermonela Felaj tregon pse abstenoi për Amnistinë Penale

Emonela Felaj ishte një nga deputetët socialiste që nuk dha votën pro Amnistisë Penale, si shumica e kolegëve të saj, por zgjodhi të abstenonte. Pyetur nga gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi, Felaj ka dhënë argumentet e saj pse ka qenë kundër.

Ajo është shprehur se nuk ka qenë dakord me propozimet e ardhura nga Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj, që kërkonin të amnistohen edhe shkatërrime  të pronës me zjarr dhe përdorimin  e lëndëve shpërthyese. Sipas saj këto janë krime të rënda që shkojnë deri në 10 vite burg e që kurrsesi nuk duhen amnistuar.

“Vota ishte abstenuese dhe kundër ndaj propozimeve Bardhi dhe Alibeaj për arsyen e qartë sepse kane kërkuar të amnistohen edhe shkatërrime  të pronës me zjarr dhe përdorimin  e lëndëve shpërthyese. Këto janë krime jo te lehta sepse dënohen me burgim nga 1-5 vite njëra dhe tjetra shkon dhe 10 vite burg, dhe në logjikën time si ish profesioniste, nuk qëndron. Amnistimi  i të tilla krimeve qofshin këto të kryera dhe nga të ashtuquajturit manifestues. U kërkua që për të tilla krime të amnistohej dhe ndjekja penale kur kjo  duhet të vlente vetëm për kundra vajtjet  dhe jo për krimet po t’i rrimë strikt parimit”, tha Felaj.

Pas 4 mujash që nga momenti i depozitimit në Kuvend nga qeveria, amnistia penale kaloi dje në Parlament duke marrë votat e nevojshme të socialistëve dhe demokratëve. Marrëveshja politike mes mazhorancës dhe demokratëve të Rithemelimit kaloi testin e parë duke miratuar një dokument të dakordësuar me propozime nga shumica edhe pakica.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image