November 27, 2024
Politikë

Alibeaj për Amnistinë Penale: Protestuesit u lanë në burg dhe u liruan drejtorë e zyrtarë të korruptuar

Nënkryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Enkelejd Alibeaj ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me votimin e Amnistisë Penale në parlament.

Ai tha se me këtë marrëveshje mes dy palëve për amnistinë u arritën disa qëllime.

Sipas tij qëllimi i parë është amnistimi i drejtorëve dhe zyrtarëve të qeverisë dhe bashkive, u lanë në mëshirë të fatit protestuesit dhe ajo që ishte më e rëndësishme për të, goditja ndaj SPAK.

“Me marrëveshjen e djeshme mes dy palëve për amnistinë penale u arritën disa qëllime. Së pari ishte qëllimi për të amnistuar drejtorët e korruptuar të qeverisë Rama dhe të bashkisë Veliaj apo të çdo lloj bashkie tjetër të partisë socialiste. Me ndërhyrje në amnisti, u krijuan hapësira që drejton struktura të larta të administratës së kësaj qeverie apo të bashkisë të mund të përfitojnë apo të dalin nga burgu.

Së dyti u lanë në mëshirë të fatit protestuesit, protestues që janë qytetarë të këtij vendi të thirrur nga Partia Demokratike, të thirrur nga shoqëria civile të cilët kanë dalë në protesta sigurisht kundër kësaj pjese tjetër të korruptuar të qeverisë për të kërkuar të drejtat e tyre. Dje, me aktin e amnistisë nuk përfitojnë protestuesit. Ata vazhdojnë të enden prokurorive, gjykatave vazhdojnë të jenë ende nën thundrën e represionit policor të kësaj qeverie.

Dhe i treti, ky ishte synimi më i madh i marrëveshjes, ishte goditja e SPAK-ut. Atmosfera e cila ka bashkëjetuar gjatë kësaj kohe për sulme, herë sporadike, herë të sinkronizuara për të goditur BKH-n, siç kryeministri Rama ka bërë. Për të krijuar një komision të posaçëm për ta kontrolluar, për të krijuar komisione paralele në parlament. Dje arriti kulmin ku me një akt ligjor, produkti i SPAK-ut dhe i GJKKO-s, u godit në momentin më të vështirë të SPAK-ut. Po dje në raportimin që drejtuesi i SPAK-ut bëri, lëshoi sinjale të rëndësishme ndihme. Referoi që 40% ka rënë numri i referimeve, i kallëzimeve nga organet shtetërore drejt SPAK-ut.”, u shpreh Alibeaj.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image