October 9, 2024
Kronikë

Trafik armësh nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri, kapet 33-vjeçari

Një 33 vjeçar është arrestuar nga policia në zonën e Skroskës në Përrenjas, nën akuzën e trafikimit të armëve të zjarrit.

Në kuadër të operacionit “Border Crossing” u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh.Ç, të cilit iu gjetën një automatik kallashnikov dhe një armë gjahu, të cilat dyshohet se i kishte kaluar nëpërmjet kufirit të gjelbër, me qëllim shitjen.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai i kishte trafikuar armët, nga RMV-ja në vendin tonë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, me qëllim shitjen në Shqipëri.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të shtetasit Sh. Ç., si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image